Ushtarët e FSK-në Skënderaj rrahën një 18-vjeçar

Aktuale

Ushtarët e FSK-në Skënderaj rrahën një 18-vjeçar

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 11:35
Foto

Dy ushtarë të FSK-së janë përfshirë në një rrahje pasditen e djeshme në Skënderaj.

Gazeta mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Mitrovicës se P.M. (21 vjeç) dhe Sh.M. (20 vjeç), të dy pjesëtarë të FSK-së, bashkë me K.M. (22 vjeç) dyshohet se e kanë rrahur një 18-vjeçar dje rreth orës 18:00.

Sulmi fizik mësohet se ka ardhur pas një zënke mes tyre për një problem të mëhershëm.

Burime të njëjta tregojnë se dyshohet që R.G. është goditur me mjete të forta pas kokës, ndërsa rasti është raportuar nga Qendra Mjekësore e Mjekësisë Familjare në Skënderaj, ku 18-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore. Nga aty, ai është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal të Mitrovicës, prej nga ku më pas është liruar.

Gazeta mëson se rreth orës 22:00, dy pjesëtarët e FSK-së dhe i dyshuari K.M. janë dërguar në stacionin policor ku edhe janë intervistuar.

Për rastin mësohet se është njoftuar eprori i dy ushtarëve të FSK-së dhe prokurori, me urdhër të së cilit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat