Haradinaj pret në takim Kosnett, për çfarë biseduan ata

Aktuale

Haradinaj pret në takim Kosnett, për çfarë biseduan ata

Nga: M.H Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 12:14
Pamje nga takimi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett, transmeton “Bota sot”.

Haradinaj shkroi që kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke patur përsëri Kosova mbështetjen e SHBA-ve.

Postimi i plotë:

Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje.

Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë.

I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat