Hoti priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet

Aktuale

Hoti priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet

Nga: Bota Sot Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 14:12
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, zëvendësshefen e Misionit, Pauline Menthonnex Gacaferri dhe Seraina Furer, atashe.

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, e uroi Zëvendëskryeministrin e parë për fillimin e punës, shprehu gatishmërinë e tij dhe vendit të cilin përfaqëson për bashkërendim të objektivave  me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për temat të cilat e preokupojnë këtë të fundit si dhe janë të gatshëm të ofrojnë ndihmesën e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare. 

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti falënderoi ambasadorin Lebet për gjithë ndihmesën e dhënë deri më tani dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm të të dyja vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat