Ministri Konjufca shkarkon nipin e Sami Lushtakut

Aktuale

Ministri Konjufca shkarkon nipin e Sami Lushtakut

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 14:42
Sami Lushtaku dhe Festim Lushtaku

Ministri i Punëve të Jashtëm, Glauk Konjufca ka shkarkuar sot nga detyra e konsullit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Tiranë, Festim Lushtaku, nipin e Sami Lushtakut.

Lushaku kishte marrë detyrë më 15 nëntor 2019 nga ish-ministri i MPJ-së, Behxhet Pacolli.

Ndonëse, Festim Lushtaku kishte të kryer vetëm shkollimin fillor, kjo nuk e kishte ndalur Pacollin që ta bëjë konsull në kryeqytetin e Shqipërisë.

Vendimi i Pacollit mban datën 2 nëntor 2019, dhe në të parashihet që Lushtaku fillon ta realizojë detyrën në Tiranë që nga 15 nëntori. Por, ky dokument kishte shkuar për t’u arkivuar në Ministri tek të premten e shkuar, një muaj e gjysmë pas fillimit të punës nga Lushtaku.

Festim Lushtaku është ne mesi e 14 konsujve të shkarkuar sot nga ministri Punëve të Jashtëm, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat