Hamza për shkarkimet e fundit: Qeveria Kurti të mos merr vendime populliste, kjo mund të dëmtojë buxhetin e shtetit

Aktuale

Hamza për shkarkimet e fundit: Qeveria Kurti të mos merr vendime populliste, kjo mund të dëmtojë buxhetin e shtetit

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:14
Bedri Hamza

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një intervistë për “Përballje ditore”, ka folur për vendimet e fundit të Qeverisë, prioritetet që duhet t’i ketë ajo, por edhe për shkarkimin e bordit të Telekomit, dialogun Kosovë-Serbi, taksën 100 për qind dhe rolin që do ta ketë PDK-ja në opozitë.

Hamza në një intervistë me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu ka deklaruar se nuk është hera e parë që PDK do të jetë në opozitë, duke shtuar se në fillim të mandatit janë duke kërkuar rolin e tyre.

“Nuk është hera e parë që jemi në opozitë, ne kemi qenë në opozitë edhe para vitit 2007 megjithatë sot janë disa vite që kanë kaluar dhe ne kemi qenë në pushtet. Dhe normalisht është filli i këtij mandati, edhe pozita duhet të mësohet me gjet atë rolin e vet se ku e ka, ku është më e qëndrueshme po edhe opozita normalisht në fillim të mandatit e kërkon rolin e vet se ku duhet të jetë e vendosur”, ka deklaruar ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilët sipas tij, kanë dëmtuar vendin me kohëzgjatjen për krijimin e institucioneve.

“Kohëzgjatja e stërzgjatja e krijimit të institucioneve të vendit e ka dëmtuar vendin, e kemi pasur një proces zgjedhor ku opozita ka vendosur standard të ri. Ende pa u përfundu procesi zgjedhor ne kemi dalë e kemi deklaruar rezultatin zgjedhur dhe e kemi deklaruar rolin tonë në opozitë, dhe me asnjë veprim tonin nuk i kemi penguar partnerët e koalicionit që të krijojnë Qeverinë.

Ata janë vonuar tepër me negociatat e tyre, që në disa pikëpamje tona si opozitë edhe nga ana e qytetarëve të Kosovës kanë qenë totalisht të panevojshme dhe të pakuptimshme, ama një ministri, merre një ministri, dhe me pa besueshmëri ndaj partnerëve. Është deklaruar shumë herë dhe është thënë që kanë harmanizuar programin qeverisës 100 për qind, ku është ai program, ne ende nuk kemi parë, nuk besoj që kanë parë as qytetarët e Kosovës cili është programi”, ka theksuar ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza gjatë intervistës për “Përballje ditore.

Hamza ka thënë se në një pjesë të marrëveshjes LVV-LDK, ka vërejtur që disa projekte janë të dëmshme për vendin nëse realizohen.

“Një pjesë e objektivave janë shtruar në rrafshin dëshiror, janë fontanë dëshirash pa e ditë se sa është kostoja e tyre dhe kur fillojnë e përfundojnë ato projekte. Disa prej tyre janë të dëmshme nëse realizohen dhe nuk kam më i kritiku nëse nuk realizohen. Disa prej pikave janë të dëmshme për vendin, vetëm kanë me shpenzu para”, tha ai.

Hamza gjatë intervistës ka komentuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë Kurti, ku kanë shkarkuar bordin e Telekomit të Kosovës.

“Ne e dimë që ku do që t’ka hapësirë për përmirësime dhe sidomos tek ndërmarrjet publike ka hapësirë për përmirësim në menaxhimin e ndërmarrjes publike, ne nuk pozicionohem në mbrojtje apo në sulm të kujto qoftë. Ne kërkojmë që çdo gjë të bëhet në përputhje me ligjin, me procedurat, duhet me i marrë hapat e nevojshëm, përndryshe kë do që e prek një vendim, ai e ka të drejtën e vet që atë vendim nëse mendon që iu është bërë e padrejtë, me sfidu në rrugë ligjore”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Hamza ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë ministër i Financave, ai asnjëherë nuk është interesuar për përcaktimin politik të stafit, por vetëm për përformancën e tyre, duke shtuar më tej se çdo njeri që punësohet në institucione duhet ta ketë vetëm flamurin institucional dhe shtetëror, e jo flamurin partiak.

Hamza gjithashtu ka porositur Qeverinë që të mos bëjë veprime për qëllime elektorale.

“Nëse bëhet gabim në hapa dhe merren veprime për qëllime elektorale dhe populliste, ekziston rreziku që në rrugë ligjore me faktu të drejtën e vet që ka kosto në buxhet të shtetit.

Si përfundim ish-ministri tha se fillimisht duhet vendosur rregullativa, procedurat në vend dhe pastaj me u kry veprimet në përputhje me rregullativën ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat