Nisma: Vazhdon kaosi qeverisës në Prizren

Aktuale

Nisma: Vazhdon kaosi qeverisës në Prizren

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:16
Nisma

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren , përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin lidhur me vazhdimin e kaosit qeverisës në Prizren.

Prizreni për fat të keq kohëve të fundit është përfshirë nga një kaos urbanistik të ndërtimeve pa leje dhe mbindërtimeve.

Mungesa e shërbimeve publike nga qeveritarët e z.Haskuka dhe VV-së, vjen edhe si rezultat se shumica e zyrtarëve të tyre me orë të tëra kalojnë nëpër organet e drejtësisë ndërsa arsimi për fatin e keq në Prizren vazhdon të jetë kampion i parregullsive, duke dëmtuar rëndë procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, thuhet më tej në komunikatën e Nismës Socialdemokrate.

Komunikata e plotë:

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, shpreh shqetësimin e vet lidhur me vazhdimin e kaosit qeverisës në Prizren i cili ka filluar të bëhet i padurueshëm për qytetarët.

Mungesa e përgjegjësisë nga të emëruarit politik dhe zyrtarët tjerë bënë që qytetarët lidhur me kërkesat e tyre të sillen me ditë e javë të tëra nëpër zyrat e pushtetarëve pa marrë përgjigje nga ta.
Mungesa e shërbimeve publike nga qeveritarët e z.Haskuka dhe VV-së, vjen edhe si rezultat se shumica e zyrtarëve të tyre me orë të tëra kalojnë nëpër organet e drejtësisë, të cilët po përballen me dhjetëra akuza për korrupsion, krim të organizuar dhe tjetërsim të pronës publike.

Prizreni për fat të keq kohëve të fundit është përfshirë nga një kaos urbanistik të ndërtimeve pa leje dhe mbindërtimeve, si dhe uzurpim të pronës publike në zonën historike, lagjet Tabakhane, Bajram Curr, Arbanë, 11 Mars, 2 Korrik etj, dhe ku me gjasë nga inspektoriati intervenohet vetëm në momentin kur duhet të ngritet përqindja e haraqit karshi komisarëve të parapolitikës në Prizren.

Shkeljet e shumta të cilat po bëhen nga qeverisja aktuale në Prizren lidhur me punësime dhe emërime politike, po dëmtojnë taksat e qytetarëve, në të njejtën kohë ka ulur në nivelin 0 shërbimet karshi qytetarëve duke punësuar militantë partiakë dhe familjarë të klanit i cili menaxhon me institucionin e Kryetarit dhe ekzekutivit të Prizrenit.

Arsimi për fatin e keq në Prizren vazhdon të jetë kampion i parregullsive, duke dëmtuar rëndë procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, edhe për faktin ku për shkak të naivitetit të Mytaher Haskukës që nga Shtatori humben me mijëra orë mësimi, jo vetëm për “luftën” për të punësuar militantë të tyre, por edhe të papërgjegjësive të një pjese të atyre që punojnë e që me muaj të tëra marrin paga pa shkuar në punë.

NISMA Socialdemkorate – Dega në Prizren shpreson se shumë shpejtë do ti vijë fundi keqqeverisjes në Prizren dhe do ti kthehet dinjiteti institucioneve komunale dhe vet qytetit të Prizrenit, thuhet në komunikatë nga Zyra për Informim e  NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat