Haxhiu e anulon provimin e noterëve

Aktuale

Haxhiu e anulon provimin e noterëve

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:17
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka kthyer procesin e provimit të noterisë në pikën zero, me arsyetimin se ky proces nuk mund të shtyhet përpara për shkak të mungesës së ligjshmërisë, transparencës dhe objektivitetit.

Ky konkurs ishte hapur më 23 korrik të viti të kaluar.

E para e Drejtësisë së Kosovë në konferencën e parë të sajën si ministre e këtij dikasteri, tha se nuk mund të mos e anulojë këtë proces i cili është i komprometuar dhe i cili tashmë është duke u hetuar edhe nga organet e drejtësisë.

Pika e dy e këtij vendimi, sipas Haxhiut është edhe kthimi i pagesës për ata kandidat që i janë nënshtruar provimit të noterisë, shuma e të cilit është 100 euro.

Përveç anulimit të procesit të provimit të noterisë, Haxhiu sot ka anuluar edhe komisionin që merret me këtë provim, mandati i të cilit ka qenë tre vjeçar.

Madje, Haxhiu tha se vendimet e sotme kanë bazë ligjore dhe kushtetuese.

Sipas saj, anulimi i këtij procesi nuk është për hakmarrje, por për të dhënë sinjale se në këtë dikaster çdo proces do udhëhiqet me transaprencë dhe ligjshmëri.

Që nga shpallja e konkursit e deri te emërimi i noterëve, ky proces është përballur me kritika të shumta nga shoqëria civile edhe nga bashkësia ndërkombëtare, të cilët kanë dhënë vërejtje për kriteret jo të drejta të vëna nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës.

Shoqëria civile madje ka vlerësuar se pas dhënies së dorëheqjes së ish kryeministri, Ramush Haradinaj nga ky post në korrik të vitit të kaluar, ministri i Drejtësisë në largim, Abelard Tahiri nuk kishte më legjitimitet për ta proceduar tutje emërimin e noterëve të rinj. Ndër të tjera, ata kanë theksuar se emërimi i noterëve është duke u bërë mbi baza partiake e familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat