Abazi takon ambasadoren e Francës

Aktuale

Abazi takon ambasadoren e Francës

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:35
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, priti sot në takim ambasadoren franceze në Kosovë, Marie Christine Butel.

Në këtë takim, Butel e uroi Abazin për marrjen e detyrës.  Ajo theksoi mbështetjen e  Francës ndaj Qeverisë së Kosovës në fushat që preokupojnë të dyja palët.

Zëvendëskryeministri Abazi, shprehu gjithashtu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thellim të bashkëpunimit me theks të veçantë në ruajtjen e mjedisit, ujërat si dhe investimet në energji alternative.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat