Kurti: Nuk mjafton të ndërrohet vetëm Qeveria por edhe pushtetet tjera

Aktuale

Kurti: Nuk mjafton të ndërrohet vetëm Qeveria por edhe pushtetet tjera

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:07
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar edhe me të pakënaqurit e konkursit të fundit në Trepçë, të cilët edhe sot kanë qëndruar me orë të tëra para hyrjes së objektit të minierës.

Ai ka premtuar se qeveria e re do të angazhohet maksimalisht po eliminimin e të gjitha parregullsive, por ka kërkuar kohë.

“Më 3 shkurt është ndërruar vetëm qeveria, nuk janë ndërruar bordet dhe as menaxhmentet. Ne këtë nuk mund ta bëjmë për një ditë dhe as për një javë, por nuk do të ndalemi. Sepse nuk mjafton që në Republikën e Kosovës i vetmi pushtet që ndërrohet të jetë qeveria, por duhet të ndërrohen edhe pushtetet tjera”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat