Thaçi pranoi kredencialet edhe të ambasadores së re të Letonisë

Aktuale

Thaçi pranoi kredencialet edhe të ambasadores së re të Letonisë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:12
Hashim Thaçi dhe Gunta Pastore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e Ambasadores së Republikës së Letonisë, Gunta Pastore, ambasadore jo-rezidente për Kosovën.

Duke e uruar për punën, presidenti Thaçi ia ka shprehur ambasadores së re falënderimet dhe mirënjohjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për përkrahjen e Letonisë.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen, qoftë në raporte bilaterale, qoftë duke vepruar në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “Kosova dëshiron të mësojë sa më shumë nga përvoja e Letonisë”.

Ambasadorja Pastore u shpreh e gëzuar me mundësinë e re të bashkëpunimit dhe shtoi se Letonia e përkrah Kosovën në rrugën e saj për integrime euroatlantike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat