Flet Albulena Haxhiu për vendimin e sotëm, tregon se kujt i dërguan sinjal

Aktuale

Flet Albulena Haxhiu për vendimin e sotëm, tregon se kujt i dërguan sinjal

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:46
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes anulimit të provimit të noterisë, kanëdërguar sinjalin që nuk do lejojnë asnjë shkelje dhe nuk do të ketë raste të tjera ku përmes konkurseve apo proceseve të tjera, përfitohet për shkak lidhjeve familjare, miqësore e partiake.

Po ashtu, ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se “Parimi i ligjshmërisë, barazisë dhe transparencës do të përcjellë secilin veprim në Ministrinë e Drejtësisë”.                                                                                                                           

Postimi i plotë:

Parimi i ligjshmërisë, barazisë dhe transparencës do të përcjellë secilin veprim në Ministrinë e Drejtësisë.           

Sot, përmes anulimit të provimit të noterisë, ne dërguam sinjalin që nuk do lejojmë asnjë shkelje dhe nuk do të ketë raste të tjera ku përmes konkurseve apo proceseve të tjera, përfitohet për shkak lidhjeve familjare, miqësore e partiake.

Vetëm kështu NE e kthejmë besimin e qytetarit në institucione dhe në shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat