Reagon Pacolli për shkarkimet e Konjufcës: Është vetëm fillimi

Aktuale

Reagon Pacolli për shkarkimet e Konjufcës: Është vetëm fillimi

Nga: A.ZH Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 19:52
Glauk Konjufca

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka komentuar për shkarkimet e fundit në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se ky Shërbim, ishte shndërruar në sektor për rehabilitim të militantëve partiak dhe të afërm të institucioneve shtetërore.

Pacolli ka theksuar se vendimi i ministrit Glauk Konjufca, për shkarkimin e konsujve të emëruar në kundërshtim me ligjet e vendimet në fuqi, është vetëm fillimi drejtë një shërbimi të jashtëm professonal, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Kosovës u pat shndërruar në një sektor për rehatimin e militantëve partiak, kusherinjëve e miqëve të udhëheqësve të institucioneve të shtetit.

E për ata që krerët e shtetit nuk i kishin as familjarë e as miq, për tu bërë pjesë e shërbimit që aq shumë e ëndërronin, kishin një mundësi. Ata duhej ta dëshmonin lojalitetin ndaj shefave me votën e tyre pro proceseve të dëmshme për vendin dhe menjëherë emëroheshin nëpër përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës.

Sot vendimi për shkarkimin e konsujve të emëruar në kundërshtim me ligjet e vendimet në fuqi është vetëm fillimi drejtë një shërbimi të jashtëm profesional.

#erdhidita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat