A e refuzuan Pompeo dhe Grenell takimin me Kurtin? Flet Abazi

Aktuale

A e refuzuan Pompeo dhe Grenell takimin me Kurtin? Flet Abazi

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:53
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka folur rreth raportimeve se me deklaratat për marrëveshjet e arritura me Serbinë, dhe me insistimin për tarifa ose reciprocitet, shefi i tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është futur në një kurs të konfrontimit direkt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të media kanë treguar për mënyrën se si dyert e Kurtit u mbyllën në Konferencën për Sigurinë në Munih nga aleati kryesor i Kosovës.

Media ka raportuar, duke u thirrur në burimet e veta, se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kanë refuzuar ta takojnë Kurtin.

Për më tepër, burimet kanë thënë se asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do të takohet me Kurtin pa e hequr tarifën për mallrat serbe.

Por, zëvendëskryeministri Abazi ka thënë në emisionin “Pressing”, se “nuk është thënë eksplicit se nuk do të ketë takime”. “Nuk jam i njoftuar”, ka shtuar ai.

“Insistimi për t’u hequr taksa sa më shpejtë e menjëherë është pjesë e kërkesave të amerikanëve dhe shteteve të ndryshme të BE’së”, ka pranuar Abazi. “Presioni është aty”, ka thënë ai.

“Argumentimi ynë është se në këtë proces kjo do të ndodhë. Por, duhet të arsyetohet urgjenca”, është shprehur Abazi.

“E kuptoj me shumë pozitivitet tentimin dhe shtytjen e z. Grenelll dhe shteteve tjera”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Abazi ka thënë se “nuk jam në dijeni të detajeve të aranzhimit të takimeve në Munih”.

Sipas tij, një takim mes Kurtit e Grenellit në Bavari “nuk ka qenë në agjendë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat