Ky është shteti i fundit që kishte njohur Kosovën para Xhamajkës

Aktuale

Ky është shteti i fundit që kishte njohur Kosovën para Xhamajkës

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 00:05
Flamuri i Kosovës

Republika e Kosovës u njoh sot si shtet i pavarur nga Xhamajka.

Vendi i Ishujve Karaibe u bë shteti i parë që njeh Kosovën prej datës 15 shkurt 2018, dhe i 117’të në përgjithësi, sipas faqes së Ministrisë së Jashtme.

Njohja e fundit, për rastësi, ka ardhur pikërisht nga i njëjti rajon.

Ishin ishujt Barbados që kishin njohur Kosovën dy ditë para 10 vjetorit të pavarësisë.

Gjithsesi, Serbia ka nisur një fushatë që shtetet të tërheqin njohjet e tyre dhe numri i njohjeve mund të mos jetë i saktë pasi disa shtete kanë deklaruar që kanë tërhequr notat e njohjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat