Deputetja e VV-së thotë se era e ndryshimit u dëgjua edhe në Xhamajka

Aktuale

Deputetja e VV-së thotë se era e ndryshimit u dëgjua edhe në Xhamajka

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, i është gëzuar njohjes që erdhi nga Xhamajka.

Madje, kjo gjë sipas saj erdhi nga era e ndryshimit politik që ndodhi në Kosovë.

Deputetja Pacolli shton se kjo erë që solli njohjen nga Xhamajka, do ta sjellë edhe njohje të reja dhe liberalizimin e vizave.

“Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot, Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja, investime e edhe Liberalizimin e vizave. Erdhi dita për ty Kosovë!”, ka shkruar ajo.

Pacolli nuk është e vetmja nga VV-ja që e lidhi njohjen me Qeverinë e re, ndonëse mandati ka nisur që më pak se dy javë. Ish-anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Adnan Rrustemi, e potencoi faktin se ministri Glauk Konjufca e pranoi njohjen pa i bërë dy javë si ministër.

Sidoqoftë, Xhamajka u bë sot shteti i 117 që e njeh shtetësinë e Kosovës, e që erdhi pas një pauze të gjatë, pasi njohja e fundit datonte në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat