Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës: Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur

Aktuale

Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës: Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 08:40
Kamina J Smith

Në njoftimin e Presidentit Hashim Thaçi, në Twitter, në të cilën ka thënë se ka marrë lajmin nga ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, se Xhamajka ka njohur Pavarësinë e Kosovës, si shtet të pavarur, i ka bërë retweet Kamina J Smith, Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës.

Në postimin e ministres Smith thuhet se Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Deri më tani, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur”, ka shkruar ajo në Twiter.

Image
Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat