Çka po ndodhë me Xhamajkën, Pacolli sapo e bëri edhe një falënderim për njohjen!

Aktuale

Çka po ndodhë me Xhamajkën, Pacolli sapo e bëri edhe një falënderim për njohjen!

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:32
Behgjet Pacolli, Kamina Smith

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli sapo e ka bërë edhe një falënderim për njohjen e Kosovës si shtet nga Xhamajka.

Pak orë pasi ministrja xhamajkane e punëve të Jashtme, Kamina Smith tha se shteti i saj nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, Pacolli ka bërë një falënderim të radhës.

Madje, Pacolli e ka falënderuar pikërisht diplomaten e Xhamajkës duke i shprehur falënderime.

Image
Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk ka patur asnjë reagim rreth njohjes apo mosnjohjes nga Xhamajka për shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat