Albin Kurti emëron Ibrahim Xhakën drejtor të Doganës

Aktuale

Albin Kurti emëron Ibrahim Xhakën drejtor të Doganës

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 13:27
Ibrahim Xhaka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar ushtrues të detyrës të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Ibrahim Xhakën.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Doganës së Kosovës.

Ish drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, i ka dorëzuar sot detyrën Ibrahim Xhakës i cili do ushtroj detyrën e drejtorit deri në një vendim tjetër.

“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se të gjitha emërimet që janë bërë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj do të rishqyrtohen.

Qeveria Kurti ka një javë që nisur me shfuqizimin e vendimeve të marra gjatë qeverisjes Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat