Mimoza Kusari për rastin me Xhamajkën: Një teke e presidentit, nuk i bëri aspak nder ambasadores Çitaku

Aktuale

Mimoza Kusari për rastin me Xhamajkën: Një teke e presidentit, nuk i bëri aspak nder ambasadores Çitaku

Nga: G.B Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 13:47
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas lajmit se shteti i Xhamajkës nuk na ka njohur.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se Politika e brendshme dhe politika e jashtme e shtetit nuk duhet të jenë garë midis udhëheqësve shtetërorë, pasi mungesa e koordinimit mes të dyjave, ka sjellë vetëm dëme për shtetin, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se rasti i fundit me Xhamajkën nuk është asgjë tjetër por një teke e Presidentit të vendit dhe me këtë ai nuk i bëri aspak nder aspak Ambasadores Çitaku.

Postimi i plotë në Facebook:

Fake News i radhës

Politika e brendshme dhe politika e jashtme e shtetit nuk duhet të jenë garë midis udhëheqësve shtetërorë. Mungesa e koordinimit dhe “garimi” me njëri – tjetrin për më shumë se një dekadë në Kosovë gjithmonë e ka dëmtuar Kosovën dhe kurrë nuk i ka sjellë ndonjë të mirë vendit.

Rasti i fundit i (mos)njohjes nga Xhamajka nuk është asgjë tjetër, pos një teke e Presidentit të vendit të ngutet dhe tregojë suksesin e veprimeve të tij në shërbimin e jashtëm, në ditën kur Ministri i Jashtëm shkarkoi konsujt e emëruar jashtëligjshëm në këtë dikaster. Për fat te keq për Kosovën vetëm brenda pak orëve, u demantua Presidenti, ndërsa e tërë Kosova u bë pre e edhe një “fake news”.
Presidenti nuk i bëri nder aspak Ambasadores Çitaku, në fakt, ai e ekspozoi atë keqas para strukturës së re politike në Kosovë.
Presidenti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për këtë lajm të rremë. Ai duhet të marrë këtë “mësim” dhe ta kuptojë se çfarë mund të ndodhë me vendin nëse e përdor të njejtën politikë në vazhdimësi edhe në dialogun me Serbinë dhe komunikimin paralel me partnerë tjerë ndërkombtarë.

Kosova e vogël me shumë “mbretër” duhet të kthehet në Kosovën funkcionale me Qeverinë dhe institucionet e përgjegjshme ndaj obligimeve që i kanë për qytetarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat