Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, Marjan Dema.
Gjatë takimit miqësor rektori Dema e uroi Hotin, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe shkurtimisht e njoftoi me planet dhe të arriturat e UP –së.
Ndërsa Hoti e ka vlerësuar lart përkushtimin e menaxhmentit të UP-së për rezultatet e arritura në këtë institucion të lartë publik, dhe e siguroi rektorin Dema se Qeveria e Kosovës do të përkushtohet në zhvillimin e arsimit në vend, veçmas atë të lartë, si dhe do t`i përkrah ata në reformat e domosdoshme por duke pasur gjithmonë parasysh respektimin e autonomisë së institucionit, të garantuar me kushtetutë dhe ligjet në fuqi.