Presidenti Thaçi pajtohet me kryeministrin Kurti - Bota Sot
Presidenti Thaçi pajtohet me kryeministrin Kurti

Aktuale

Presidenti Thaçi pajtohet me kryeministrin Kurti

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:52
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Faktin që presidenti dhe kryeministri i porsazgjedhur janë shfaqur ndaras në Konferencën e Sigurisë në Munih, si dhe që pikëpamjet e tyre dallojnë sepse vijnë nga opsionet e ndryshme politike, Thaçi e sheh si arsye për bisedime brenda Kosovës.

“Qeveria dhe opozita duhet t’i harmonizojnë qëndrimet, duhet të shfaqemi të unifikuar para Serbisë – pa dallime mes nesh.”

Në rrethana të tilla, Thaçi nuk tregon cilat janë temat e ardhshme në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, duke pasur parasysh që publiku nuk ka ditur asgjë as për negociata që lidhen e komunikacionin.

“Ende jemi duke shqyrtuar cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm.

Kam besim në rolin e ambasadorit Grenell dhe besoj se ai do të jetë i suksesshëm në rolin e tij”, thotë Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat