Njësia Speciale bastisë pronat e Xhabir Zharkut - Bota Sot
Njësia Speciale bastisë pronat e Xhabir Zharkut

Aktuale

Njësia Speciale bastisë pronat e Xhabir Zharkut

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:57
Xhabir Zharku

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur gjatë ditës së sotme disa nga pronat e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Io mëson se, në orët hershme të mëngjesit, PK-ja fillimisht ka bërë një kontroll në shtëpinë e Zharkut, i cili që nga viti i kaluar gjendet prapa grilave.

Shtepia e Zharkut, ne Dushkaje te Kaçanikut

Po ashtu, Njësia Speciale bastisje ka kryer edhe në dy lokacione; Në Fabrikën “X-Fort” (fshati Doganaj), ku Zharku ishte aksion i saj si dhe në një lokal, që pretendohet se është nën menaxhimin e familjarëve të tij.  

Kësisoj, burimet tona thonë se arsyeja që qoi tek bastisja ishte një “kërcënim”, mirëpo ende s’ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Ndryshe, Krimet Ekonomike me 14 dhjetor të vitit të kaluar kishin arrestuar ish-kryetarin e Kaçanikut Xhabir Zharkun, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prangosja e tij ishte kryer për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare derisa ishte kryetar i komunës së Kaçanikut në vitin 2010.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat