Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Durim Berishën - Bota Sot
Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Durim Berishën

Aktuale

Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Durim Berishën

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:12
Albin Kurti dhe Durim Berisha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Durim Berishën si këshilltar të jashtëm politik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se Berisha bart titullin Doktor Shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë.

“Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit. Kryeministri Kurti i uroi z. Berisha suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat