Driton Selmanaj: Do bëjmë punë të mira në fushën e ligjbërjes dhe mbikëqyrjes parlamentare - Bota Sot
Driton Selmanaj: Do bëjmë punë të mira në fushën e ligjbërjes dhe mbikëqyrjes parlamentare

Aktuale

Driton Selmanaj: Do bëjmë punë të mira në fushën e ligjbërjes dhe mbikëqyrjes parlamentare

Nga: N.H Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:42
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, përmes një shkrimi në Facebook, njofton se sot është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Selmanaj thotë se LDK-ja i ka besuar udhëheqjen e këtij Komisioni të rëndësishëm parlamentar.

Ja shkrimi i tij:

Sot u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
LDK ma ka besuar udhëheqjen e këtij Komisioni të rëndësishëm parlamentar.

Në këtë takim formuam Grupin punues për nisjen e procedurave për hapjen e konkursit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me këtë përbërje: Driton Selmanaj, Dimal Basha dhe Abelard Tahiri.

Jam i bindur që bashkë me kolegët tjerë deputet do bëjmë punë të mira në fushën e ligjbërjes dhe mbikëqyrjes parlamentare.

Na priftë e mbara!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat