Berat Buzhala “kapet” me Shpejtim Bulliqin: “Unë ju lashë pa viza”

Aktuale

Berat Buzhala “kapet” me Shpejtim Bulliqin: “Unë ju lashë pa viza”

Nga: A.ZH Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:50
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, ka thënë se ai e mbështet kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë.

Ai ka kritikuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqin, për siç ka thënë ai “dëmet” me teoritë e tij për Demarkacionin me Malin e Zi, përcjell Bota sot.

Sipas Buzhalës, Bulliqit i kishte ndejtur mirë vetëm motoja: “Unë ju lashë pa viza”.

Postimi i plotë i Buzhalës në Facebook:

Perndryshe kandidatit te LVV’se per Podujeve, Bulliqit, fort bre ia kam inati. Damin qe ia ka shkaktu ai vendit me teorite diletanteske per demarkacion me Mal te Zi jane te pakompenzueshme. Ia uroj nje humbje te thelle ne Podujeve.
Bulliqit vec nje moto i kish nejt mire: Une ju lash pa viza.

Sigurisht qe “Profesor” Bulliqi nuk ka qene i vetem ne ate avanture patriotike. Ai ka pas kriju edhe fuqi politike.

Ndoshta pak heret, ama une e mbeshtes kandidatin e LDK’se. Per mu ka shume rendesi kandidati.

Mandej e lexova dikund qe Rexhep Qosja e kish mbeshtete Bulliqin edhe i kish thane “shko çrrenjose Rugovizmin ne Llap”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat