BE-ja emëron emisarin për dialog, Kosovës i rrezikohet situata? - Bota Sot
BE-ja emëron emisarin për dialog, Kosovës i rrezikohet situata?

Aktuale

BE-ja emëron emisarin për dialog, Kosovës i rrezikohet situata?

Nga: V.R Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:50
BE-ja

Bashkimi Evropian, ka emëruar si emisar për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit është zyrtar i shtetit të Sllovakisë.

Për këtë situatë, ngre shqetësimin e madh ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, i cili nëpërmjet një postimi, deklaroi se qeveria e Kosovës duhet të aplikojë reciprocitet të plotë me Sllovakinë duke mos pranuar Lajçak si emisar.

Kjo, sipas tij, për shkak se Sllovakia nuk e njeh Kosovën shtet.

Postimi plotë:

Qeveria e Kosovës duhet të aplikojë reciprocitetin me Sllovakinë duke mos pranuar Miroslav Lajčák si emisar në dialogun Kosovë-Serbi, pëveç nëse Slovakia e njeh Kosovën shtet. Përndryshe, emisari i BE-së duhet kërkuar të jetë nga Gjermania.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat