Analisti hedh dyshimet për PDK-në pas skandalit me Xhamajkën

Aktuale

Analisti hedh dyshimet për PDK-në pas skandalit me Xhamajkën

Nga: A.ZH Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 19:29
PDK

Njohësi i çështjeve politike Blerim Vela, ka komentuar për skandalin me njohjen e Kosovës nga Xhamajka.

Ai në një postim në Facebook, ka pyetur se si Partia Demokratike e Kosovës, nuk është deklaruar ende për këtë çështje, përcjell Bota sot.

Vela ka hedhur dyshime se reagimi zyrtar i Presidencës, e paraqet qëndrimin zyrtar edhe të kësaj partie.

“Si është e mundur që partia kryesore opozitare PDK-ja, të mos deklarohet për skandalin e "njohjes" nga Xhamajka? Asnjë kërkesë për llogaridhënie...

Apo ndoshta reagimi zyrtar i Presidencës paraqet edhe qëndrimin zyrtar të PDK.”, ka shkruar Vela në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat