A do të ndryshohen dokumentet personale pas bashkimit të MPB-së me Administratën? - Bota Sot
A do të ndryshohen dokumentet personale pas bashkimit të MPB-së me Administratën?

Aktuale

A do të ndryshohen dokumentet personale pas bashkimit të MPB-së me Administratën?

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Bashkimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme me Administratën Publike, do të prodhonte efekt direkt në dokumentet personale, siç janë të gjitha certifikatat dhe dokumentet e gjendjes cilivile, letërnjoftimi, pasaporta, patente shoferi duke përfshi atë profesional dhe ndërkombëtare, dokumenti i udhëtimit për të huaj, për refugjatë si dhe leje qëndrimi për të huaj.

Këtë shqetësim e ngriti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Ai gjatë mbledhjes se Qeverisë tha se  ndryshimi i këtyre dokumenteve përveç që ka efekt financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve po ashtu do të marrë kohë relativisht të gjatë për shkak se paraprakisht duhet të ndryshohen ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Lidhur me këtë, ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka, ka thënë se ndryshimi i dokumenteve personale përveç kosotos së lartë financiare do të prodhojë edhe probleme të brendshme në organizim.

Sipas tij, e gjithë kjo nuk bëhet në formë të tillë siç u prezantua në mbledhje të Qeverisë. Derisa shton se kjo behët përmes procedurave ligjore që megjithatë marrin kohë.

“Nuk e di se si e kanë paraparë atë megjithatë kjo do të sjell problem të shumta. Emërtimi i ministrisë tashmë që janë bërë bashkë sjell problem edhe në ligjet, tash duhet të ndryshohen edhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe të gjitha këto kanë kosoto financiare. Por, krejt kjo nuk bëhet me rregullore të tilla, në atë formë qysh u prezantuan në Qeveri. Riorganizimi i ministrive ose i qeverisë nuk bëhet në formën qysh u prezantua dje në qeveri, janë procedura ligjore që megjithatë edhe marrin kohë”, thotë Zeka.

Ai po ashtu thotë se Qeveria ka hyr në këtë punë pa një analizë të detajuar prandaj do të jetë e vështir që të realizohet.

“Sipas meje janë hyr në një punë pa në një analizë të detajuar, një analizë që përveç kosotos financiare ka me pas edhe problem të brendshme të organizimit, është diçka që se paku nga ajo që unë e pash dje në mbledhje të qeverisë është një aspekt që janë hyrë, por e kanë vështir të dalin dhe ta bëjnë ashtu siç duhet. E mira e kësaj kish me qenë që sa më shpejt të bëhet ligji për qeverinë që është i gatshëm dhe parashihen përafërsisht 15 ministri dhe janë detaje dhe me lehtë do të zgjidhnin këto probleme. Mirëpo në Ministrin e Punëve të Brendshme do të ketë problem në organizim dhe mandej janë shumë marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë. Me rregullore te tilla që u përmenden ne qeveri nuk zgjidhen problemet e brendshme të ministrive. Ka me marrë kohë, një vit e me tepër do të marr kohë vetëm realizimi i brendshëm”, ka thënë Zeka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat