Çitakut i vjen përkrahje e fuqishme: Shkarkimi i saj, gabimi i parë i rëndë i Qeverisë Kurti

Aktuale

Çitakut i vjen përkrahje e fuqishme: Shkarkimi i saj, gabimi i parë i rëndë i Qeverisë Kurti

Nga: A.ZH Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 23:07
Vlora Çitaku

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike Xhemal Ahmeti, i ka dalë në mbrojtje ambasadores së Kosovës në SHBA Vlora Çitakut, pas akuzave ndaj saj në lidhje me njohjen e Kosovës nga Xhamajka.

Ahmeti ka thënë Çitaku po viktimizohet pa faj dhe se shkarkimi i saj, do të ishte gabimi i parë i rëndë nga Qeveria e Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, “burrat e odave të Kosovës” nuk e kanë respektuar sugjerimin e saj për pritje të dërgimit të notës verbale për njohjen.

Ahmeti ka vlerësuar se Çitaku është ambasadorja më e mirë që ka Kosova diku, duke përmendur këtu apologjitë e saj kundër fuqive anti-Kosovë në OKB.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Vlora Çitaku dhe burrat e fortë

Zonja Çitaku është ambasadorja më e mirë që ka Kosova diku. Apologjitë e saja kundër fuqive anti-Kosovë në OKB janë legjendare dhe u bënë dokumente tashmë të karakterit historik. Sipas të gjitha gjasave atë e kanë njoftuar lobuesit amerikan si Engel e Co. se Jamaica ka njohur Kosovën dhe pritet që këtë ta bëjnë institucionet e saja.

Sipas informatave të vlerësuara deri më tani kështu ka përmbajtjen edhe mesazhi i saj drejtuar instancave prej të cilave varret si ambasadore. "Burrat" e odave kosovare në pozicionet më të larta nuk respektojnë sugjerimin e saj të pritet. Donin poena për karizmën e tyre të gërryer dhe dolën publikisht, duke vënë aparatin e diplomacisë serbe në veprim.

Jamaica është shtet i varfër, me ekonomi pus dhe me politikë të korruptuar, pra është aq labile (si ajo e këtyre bosave gati) saqë secili primat vepron si donë vetë. Të demaskuar nga kjo aferë siç janë dhe të nervozuar shihet se duan t'ia lënë fajin Çitakut. Natyrisht se është më lehtë të shkarkosh atë se të merresh me Thaçin.

E para ai është "burrë" dhe e dyta monolit, prandaj edhe sillet kështu ndaj bashkëpuntoreve të tij, sapo ndien ndonje rrezik. Korrekte e gjitha nuk është aspak - ajo viktimizohet pa faj. Përveç kësaj Çitaku ka në masë më shumë respekt se shumica e tjerëve. Do të ishte gabimi i parë i rëndë i Qeverisë së Re nëse prek ambasadoren Çitaku. Qeveria që iku e bëri një provë në këtë drejtim dhe doli e zgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat