Sulmi ndaj Avdullah Hotit, “kapen” keq Berat Buzhala dhe zëdhënësi i Vetëvendosjes

Aktuale

Sulmi ndaj Avdullah Hotit, “kapen” keq Berat Buzhala dhe zëdhënësi i Vetëvendosjes

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 11:59
Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sulmuar me vezë sot afër ndërtesës së qeverisë.

Lidhur me këtë sulm ndaj zëvendëskryeministrit, gazetari Berat Buzhala ka thënë se ky është fillimi i luftës speciale mes dy partnerëve të koalicionit qeverisës.

“A është ky fillimi i një lufte speciale në mes të partnereve të koalicionit? Nëse PO, nëse LVV qëndron prapa kësaj forme të organizimit, atëherë lirisht mund të themi që tashme jemi në fund të tij. Shumica e qytetarëve mundon që tash ka ardhë momenti me u heq taksa, e jo veç Avdullah Hoti”, shkruan Buzhala.

Image

Mirëpo, një reagim i ashpër ndaj kësaj deklarate ka ardhur nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili në një koment ka thënë se ky status mund të quhet sulm direkt ndaj koalicionit.

“Ky status mund te quhet sulm direkt ndaj koalicionit. Dihet mirëfilli kush kërkon heqjen e taksës e kush vendosje të reciprocitetit. Pyka të tilla janë shumë jo të sinqerta Berat. Kjo nguti e jotja është shumë e gabueshme”, ka reaguar Manxhuka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat