U sulmua me vezë, flet Avdullah Hoti: Ja kush janë porositësit, zbulon qëllimin e tyre

Aktuale

U sulmua me vezë, flet Avdullah Hoti: Ja kush janë porositësit, zbulon qëllimin e tyre

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:35
Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë deri sa ishte afër ndërtesës së qeverisë.

Videoja, në të cilën shihet një person, duke hedhur vezë në drejtim të zyrtarit të lartë të shtetit të Kosovës është përhapur sot.

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe zëvendëskryeministri Hoti i cili thotë se porositësit e veprimit të sotëm po tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar.

Hoti më këtë rast ka bërë me dije se të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

Ja shkrimi i tij:

Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.

Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.

Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.

Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat