Shpend Ahmeti reagon pas sulmit me vezë: A u sulmua Avdullah Hoti vetëm se ishte target i lehtë?

Aktuale

Shpend Ahmeti reagon pas sulmit me vezë: A u sulmua Avdullah Hoti vetëm se ishte target i lehtë?

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:40
Shpend Ahmeti dhe Avdullah Hoti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas sulmit me vezë që i është i bërë zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Twitter, Ahmeti ka pyetur nëse Hoti u sulmua vetëm se ishte ‘target e lehtë’.

“Si duket Opozita e re Reciprocitet Qeverisë së Re me vezë? A presim edhe aksione në Kuvend? A e zgjodhen Avdullahun si target të lehtë? Edhe pse çdo gjë që e mbjellë edhe do ta korrësh, në aksione të tilla shumë ka rëndësi se kush e bën, ndaj kujt, dhe për çfarë arsye”, ka shkruar Ahmeti.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ështësulmuar sot me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e sulmit dyshohet se ka të bëj me paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat