Reagon ashpër ministrja e ‘Qeverisë Kurti’ pas sulmit ndaj Avdullah Hoti, kjo është thirrja urgjente për organet e drejtësisë

Aktuale

Reagon ashpër ministrja e ‘Qeverisë Kurti’ pas sulmit ndaj Avdullah Hoti, kjo është thirrja urgjente për organet e drejtësisë

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami, ka dënuar sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, përcjell “Bota sot”.

Bajrami thotë se drejtësia duhet të veprojë menjëherë që sulmuesit të përgjigjen para drejtësisë dhe të mos lejohet degradimi i hapësirës publike siç ka ndodhur në të kaluarën.

Sipas saj, prokuroria dhe Policia duhet të marrin masa dhe të veprojnë edhe ndaj atyre që po paralajmërojnë dhunë ndaj zyrtarëve të Qeverisë.

Ja reagimi i plotë:

Sulmuesit të dënohen, partneriteti me SHBA-në do të thellohet

E dënoj sulmin ndaj Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë që sulmuesit të përgjigjen para drejtësisë dhe të mos lejohet degradimi i hapësirës publike siç ka ndodhur në të kaluarën.
Raporti Kosovë-SHBA është i shenjtë dhe asnjë sulm nuk mund ta luhatë partneritetin me amerikanët.
Prokuroria dhe Policia duhet të marrin masa dhe të veprojnë edhe ndaj atyre që po paralajmërojnë dhunë ndaj zyrtarëve të Qeverisë.

Hykmete Bajrami

Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat