Reagon AAK-ja pas sulmit ndaj Hotit, ja çka thotë për taksën

Aktuale

Reagon AAK-ja pas sulmit ndaj Hotit, ja çka thotë për taksën

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:40
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, por nuk ka komentuar direkt për rastin.

Besnik Tahiri nga kjo parti, ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet të marrë vendime të njëanshme dhe pa koncensus politik, përcjell Bota sot.

Sipas tij, taksa ndaj produkteve serbe, nuk është e një partie, por është temë nacionale.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Kosova e ka sfidë reformën në administatën e shtetit, kjo është është sfidë e të gjithë ekspertëve për të ndihmuar konsoliduar dhe reformuar shtetin, kurr skam me u ndal me ndihmu këtë proces. Megjithatë, në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet. Taksa 100% nuk është e një partie, dy, apo tri, kjo është temë nacionale./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat