U tha se AAK-ja e Ramush Haradinajt qëndron prapa sulmit ndaj Avdullah Hotit, flet deputetja e AAK-së

Aktuale

U tha se AAK-ja e Ramush Haradinajt qëndron prapa sulmit ndaj Avdullah Hotit, flet deputetja e AAK-së

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:54
Teuta Haxhiu

U raportua se AAK-ja e Haradinajt qëndron prapa një sulmi ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, meqë kreu i AAK-së si një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të heqjes së taksës para dy ditësh kishte paralajmëruar ‘vezë’ nëse do të hiqet taksa.

Lidhur me këtë, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, është shprehur se, ‘çfarë ka lidhje se çka ka deklaruar Haradinaj në televizion. Edhe Albin Kurti ka deklaruar që djemve të Isës ka për t’ua mbyllur terminalin e me ua ndalu tregtinë me mallra të Serbisë por një gjë e tillë nuk po ndodhë’.

Tutje ajo ka bërë me dije se taksa duhet të mbetet deri në njohje ose hiqet vetëm me referendum.

Ja shkrimi i saj:

Po ç’farë ka lidhje se çka ka deklaruar Haradinaj në televizion. Edhe Albin Kurti ka deklaruar që djemve të Isës ka për t’ua mbyllur terminalin e me ua ndalu tregtinë me mallra të Serbisë por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Nuk ishte e vërtetë kjo? Për më shumë, Kurti me aktivistë të VV-së ndërmori edhe tentim-atentatin ndaj Z. Mustafës kur iu sulmua automjeti afër shtëpisë së tij. Kjo dihet botërisht, apo jo?

Tash po don me ia hjekë taksën edhe Serbisë e me leju pushtimin ekonomik me mallra serbe në Kosovë. Njerëzit po ndryshojnë parime e qëndrime. Dhe këto fatkeqësisht brenda ditës.” Po evoluojnë”. Ani, edhe ashtu krejt Kosova është në evolucion e sipër , politikisht ! Me rëndësi të lutemi që vezët mos të shnderrohen në gurë , e gurët të shkatërrojnë institucionet siç bëri dje Albin Kurti.

E pra, taksa duhet të mbetet deri në njohje ose le të hjeket me referundum.
S’ka zgjidhje tjetër !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat