Skender Hyseni: Asnjë sulm nuk do ta ndalë ecjen përpara të Kosovës

Aktuale

Skender Hyseni: Asnjë sulm nuk do ta ndalë ecjen përpara të Kosovës

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:57
Skender Hyseni

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, e ka quajtur “akt të trishtë rrugaçërie politike”, sulmin e sotëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Hyseni në një postim në Facebook, ka thënë se asnjë sulm nuk do ta ndalë ecjen përpara të Kosovës, në partneritet me BE-në dhe SHBA-të, përcjell Bota sot.

“Sulmi ndaj ZKM Avdullah Hoti sot, akt i trishtë rrugaçërie politike. Asnjë veprim rrugaçësh politik nuk duhet dhe nuk mund ta ndalë, ecjen përpara të vendit tonë, në partneritet të ngushtë me SHBA-të dhe BE-në!”, ka shkruar ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat