Albin Kurti reagon për rastin e futbollistit serb, porosia e tij për Ilija Ivic

Aktuale

Albin Kurti reagon për rastin e futbollistit serb, porosia e tij për Ilija Ivic

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 15:53
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rastin e futbollistit serb në Kosovë, Ilija Ivic, prindërit e të cilit u larguan nga puna në Graçanicë pas vendimit të tij që të luajë për një ekip të Kosovës.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë që ndarjet e tilla të influencuara nga Beogradi nuk i bëjnë dobi askujt dhe se Ilic duhet të lihet i lirë të zgjedhë vetë ku të luajë.

“Dje, një djalë 17-vjeçar në Graçanicë, Ilija Iviq, ishte subjekt i izolimit nga strukturat lokale të ndikuara nga Beogradi për shkak të dëshirës për të luajtur me shqiptarët. Marrëveshjet si të vetme nuk mund t’i rregullojnë problemet e dikujt me racizmin apo urrejtjen ndaj të tjerëve. Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo që ai zgjedh”, ka shkruar Kurti.Image

Ilija Ivic është një futbollist serb, por që ka lind dhe është rritur në Kosovë.

Futbollisti prej tri vitesh është pjesë e klubit FK Flamurtari, ku këtë vit është angazhuar në juniorët dhe ka ndeshje edhe me ekipin e parë.

Për këtë akt të serbëve ka reaguar ashpër edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat