Kryeministri i vendit Albin Kurti dje ka vizituar teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Ai i shoqëruar me bashkëshorten Rita dhe vajzën e tyre Rita, kanë shikuar shfaqjen “Liza në botën e çudirave”.
Ky veprim i kryeministrit, nuk ka kaluar pa u komentuar nga analisti politik Blerim Vela. Ky i fundit, ka krahasuar se si për vite politikanët janë përcjell nga mbrojtja e afërt policore nëpër oda ku gjuhej me kallash, ndërsa sot, ata përcjellin politikanët në teatro e institucione kulturore.
Postimi i Velës në Facebook:
"Sfidat" e njësisë së mbrojtjes së afërt të policisë
Për vite të tëra kanë përcjellë politikanë, në mes tjerash nëpër oda dhe male ku gjuhej me kallash dhe armë me "gaz". Tani e tutje po i përcjellin politikanët e ri në teatër dhe institucione kulturore./BS