Reagon Kurti, këto janë fjalët e tij për sulmin me vezë ndaj Hotit

Aktuale

Reagon Kurti, këto janë fjalët e tij për sulmin me vezë ndaj Hotit

Nga: M.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:51
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebok ka reaguar në lidhje me sulmin me vezë të zëvendëskryeministrit, Avdullah Hotit, duke shkruar që këto veprime të dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti.

Kurti më tej i uron forcë dhe punë të mbarë Hotit dhe opozitës i dëshiron frymë bashkëpunuese edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimit.

Postimi i plotë

Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat