Paralajmërimi: Vezët mbi Abdullah Hotin janë veç testim paraprak

Aktuale

Paralajmërimi: Vezët mbi Abdullah Hotin janë veç testim paraprak

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:24
Pamje nga sulmi ndaj Avdullah Hotit

Edhe profesori i Filozofisë Blerim Latifi, ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se vezët mbi Hotin, janë vetëm testim paraprak, përcjell Bota sot.

Sipas tij, shqiptarët e respektojnë më së shumti ligjin e lashtë të shpagimit.

“Shqiptarët një ligj e respektojnë më së shumti: ligjin e lashtë të shpagimit, lex talionis, sy për sy, dhëmb për dhëmb, vezë për vezë, gaz për gaz! Vezët mbi Abdullah Hotin janë veç testim paraprak!”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat