Veseli: Për qejfin e Veliut për t’u akomoduar në Prishtinë, po shpenzohen 500 mijë euro

Aktuale

Veseli: Për qejfin e Veliut për t’u akomoduar në Prishtinë, po shpenzohen 500 mijë euro

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:47
Kadri Veseli

Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot, Naim Fetahun si kandidat për kryetar të Podujevës.

Nga aty i Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kritikuar vendimin e Agim Veliut, për të lënë pozitën e kryetarit të Podujevës, për postin e ministrit, çka e çoi këtë komunë në zgjedhje.

Veseli ka thënë se vetëm për qejfin e Veliut për t’u bërë ministër, shteti i Kosovës do të shpenzojë 500 mijë euro për zgjedhjet në Podujevë.

Tutje Veseli ka thënë se kandidatë që vijnë nga dy partitë në pushtet, VV e LDK do të vazhdojnë edhe më tutje të mendojnë për vete dhe jo për të mirën e qytetarëve të Podujevës.

“500 mijë euro duhet të shpenzohen vetëm për qejfin e dikujt [Agim Veliut] që dëshiron të akomodohet në Prishtinë. Ata [kandidatët e LDK-së dhe VV-së për kryetar të Podujevës] do të vazhdojnë të mendojnë për vetveten e tyre dhe jo për juve – qytetarë të Podujevës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat