Loshi i reagon ashpër Presidentit, ia kujton gabimin që bëri në Twitter

Aktuale

Loshi i reagon ashpër Presidentit, ia kujton gabimin që bëri në Twitter

Nga: M.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 21:09
Hashim Thaçi dhe Liri Loshi

Ish-mjeku I UÇK-së, Liri Loshi, përmes një postimi në Facebok, ka reaguar në lidhje me sulmin që u bë kundrejtë zëvendkryeministrit të parë, Avdullah Hoti, transmeton “Bota sot”.

Loshi u shpreh duke kritikuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi pasi sipas Loshit presidenti i vendit po injoron gabimin e vet në Twitter dhe po flet për sulmin me vezë.

Sipas Loshit, Hoti nuk do të jetë asnjëhere i rrezikuar nga populli përkundrazi do të jetë më afër tyre, duke përmendur edhe gjestin e Hotit që del në rrugë të Prishtinës këmbë e pa asnjë rojë.

Postimi i plotë

Mbeta pa reagu për qat sulmin me vezë ndaj Abdullah Hotit. Por, paska folë presidenti edhe për mua. Në të vërtetë ka folur për vete. Le të dalë si Dulla rrugëve të Prishtinës këmbë e pa asnjë rojë dhe e sheh sa i mirëpritur është.

Merre me mend, injoron gabimin e vet në Tëitter e del e thotë që sulmi me vezë mbi Dullën është i papranueshëm! Kosova humbi një njohje për shkak të gabimit të tij e ky del e flet për vezë.

Sulmi me vezë është gjithmonë i pranueshëm. Edhe me domate. Edhe me fiq! Jo me gurë, jo me stupca a me shufra hekuri e jo me eksploziv e kallashë qysh ka ndodhe në të kaluarën!!! Se tash është kohë tjetër. Duhet me dhanë përgjegjësi për dëmet trupore ndaj tjetrit. Nuk është më ligji në dorë të Maliqit qysh ka qenë më parë!

A për vezet dhe Dullën mos të lodhet Hashim Thaçi. Dulla edhe më tej duhet të shkojë në punë këmbë, pa sirena xhipash e pa roje. Kurrë nuk ka me i mungu Dullës as qimja e flokut. As Dullës, as mua. Ju garantoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat