Donika Gërvalla e ashpër me sulmuesit e Hotit, ja paralajmërimi i saj

Aktuale

Donika Gërvalla e ashpër me sulmuesit e Hotit, ja paralajmërimi i saj

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:00
Donika Gërvalla

Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla, ka dënuar sulmin ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit.

Ajo ka thënë se LDK-ja e don progresin dhe shtetin ligjor, por ish-pushtetarët kanë instaluar anarkinë për të vjedhur, vrarë e shantazhuar.

Sipas saj, gjuajtja me vezë ndaj Hotit, tregon më qartë pse ishte i nevojshëm ndryshimi në Kosovë.

Por, ajo ka paralajmëruar se koha e tyre ka kaluar përfundimisht dhe të vetmit që ende nuk e kanë kuptuar sipas saj, janë ish-pushtetarët, përcjell Bota sot.

Postimi i Gërvallës në Facebook:

Ne jemi shumë më shumë se ju

Ne e duam dritën - ju errësirën për punët tuaja të shëmtuara;

Ne e duam progresin - ju të shkuarën gjatë së cilës keni vjedhur e mashtruar sipas qejfit;

Ne e duam shtetin ligjor - ju anarkinë që keni instaluar për të vjedhur, vrarë dhe shantazhuar;

Ne respektojmë guximin për të marrë vendimet e duhura për çlirimin e shtetit nga korrupsioni dhe krimi - ju kërcënoni ku të mundeni;

Ne kënaqemi kur qeveritarët tanë shëtisin rrugëve pa gorilla dhe xhipa të zinj - ju i gjuani me vezë dhe na e bëni edhe më të qartë se pse ishte kaq i domosdoshëm ndryshimi.

Mos harroni, ne jemi shumë më shumë se ju dhe kthim prapa nuk ka. Koha juaj ka kaluar përfundimisht dhe të vetmit që ende nuk e kanë kuptuar jeni ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat