Edhe sot Ramush Haradinaj zgjohet duke menduar për Albin Kurtin, ja për çfarë i bënë thirrje publike

Aktuale

Edhe sot Ramush Haradinaj zgjohet duke menduar për Albin Kurtin, ja për çfarë i bënë thirrje publike

Nga: A.M. Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 10:39
Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe sot i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të mos e heq taksën 100% për produktet e Serbisë, pasi që nuk ka garancë që e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”

Postimi i plotë:

Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje.

Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.

Tregu vetëm për njohje!

RH  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat