Ministrja Albulena Haxhiu ka një lajm të mirë për qytetarët

Aktuale

Ministrja Albulena Haxhiu ka një lajm të mirë për qytetarët

Nga: A.M. Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:45
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se secili prej nesh, përfshirë edhe përmbaruesit dhe noterët, duhet të veprojmë vetëm në bazë të ligjit dhe nuk duhet të ketë tejkalim të kompetencave.

Në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se “secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën”.

Postimi i plotë:

Ministria e Drejtësisë e ka për obligim të mbikqyrë punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve.

Gjatë këtyre ditëve, kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë.

I lutem të gjithëve që secilën ankesë ta formalizojnë e procedojnë në Ministri të Drejtësisë. Secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën.

Secili prej nesh, përfshirë edhe përmbaruesit dhe noterët, duhet të veprojmë vetëm në bazë të ligjit dhe nuk duhet të ketë tejkalim të kompetencave.

Tejkalimin e kompetencave, abuzimin e tyre apo moszbatimin e detyrave, nuk do ta tolerojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat