Glauk Konjufca shkarkoi konsuj të emëruar nga Haradinaj, vjen përkrahja masive për gjestin

Aktuale

Glauk Konjufca shkarkoi konsuj të emëruar nga Haradinaj, vjen përkrahja masive për gjestin

Nga: V.R Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 13:44
Glauk Konjufca

Me një vendim të prerë, Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shkarkoi nga detyra një numër të konsiderueshëm konsuj nëpër botë, të emëruar nga qeveritë e mëparshme, respektivisht qeveria Haradinaj.

Gjesti në fjalë, është përgëzuar masivisht. Sidomos nga njerëz publicist.

Liri Loshi, publicist dhe njohës i politikave ndërkombëtare, me banim në Kanadë, tregon një rast konkret me një konsull të dërguar në Kanadë.

Ai me fakte, tregon për një konsull i cili është dërguar në Kanadë dhe se nuk e ka pas të qartë punën që është përcaktuar ta kryej.

Për këtë shkak, Loshi, thotë se është veprim i duhur i ministrit të jashtëm që shkarkoi nga detyra njerëz që nuk janë të përgatitur intelektualisht.

Postimi plotë i Loshit:

Para nja 3-4 muajve në vizitë me gruan tek djali im këtu në Kanada, por në një provincë tjetër, jo ku jetoj unë. Postova disa foto. Njëri nga miqtë e FB me ftoi për kafe. Tha, paske qëlluar në qytetin ku jam unë. Thashë po, dje kam ardhë. Edhe unë tha dje. E ku ke qenë me parë, e pyeta. Tha, n’Kosovë. Më kanë dergu këtu, po nuk po e njoh qytetin.

Ku me njoftë, ai asht qytet i madh. Jeton në të disa vjet dhe prapë nuk mund ta njohësh mirë. Ma tregoi adresën dhe sapo e futa në Google map kuptova se ishim shumë afër. Por të nesermen ai nuk u bë i gjallë. Nuk u takuam.

Vetëm tash kur Glauk Konjufca shkarkoi konsullët e emeruar rishtaz m’u kujtua ky dosti që më ftoi, por nuk erdhi për kafe. Pra nuk janë vetëm konzujt por edhe stafi i ambasadave e konsullatave. Ka aq shumë njerëz që duhet me i kthy prapa kah janë ardhë e me pru të tjerë në vend të tyre. Me i largu ata që nuk dinë e me i pru ata që dinë. Po nëse nuk ka ma t’mirë se këta që janë ardhë nga pushteti i vjetër pas fitores se pushtetit të ri, me i largu njerezit e PAN-it e me i pru ata të VV-së e LDK-së. Veç për qef. T’keq për të keq, mbaje të keqin tënd. Nuk është bash fer, por edhe fer është. Me ju dhanë shansë njerëzve që s’kanë pasur asnjë shansë që njëzet vjet. Nëse ka nevojë me dalë jashtë për punë e me lëshu vendin, le ta këshojnë ata të Kadrisë, Ramushit e Fatmirit! Edhe kështu mbesin pa vota e tkurrën.

Duhet me punu me plan që ata me pasë ma pak votues, më pak klientë dhe mundësisht klientelizmi me ra si fenomen shoqëror. Pra, me tentu me punesu njerëzit në bazë të kualitetit, por kur nuk ka kualitet doemos imponohet kriteri partiak. Dhe kur imponohet ky kriter, me i heq klientat e PAN-it dhe me i zëvendësu me kleintët e partive që kanë fituar. Pra sille kah ta sillesh, tash duhet me punu fshisa fort. Në të katër anët dhe pameshirshëm fëshisë e rrametë. Të zhbihet e keqja, por edhe t’u ofrohet mundësia atyre që kanë qenë të injoruar e të anashkaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat