Ecja vetëm në këmbë e kryeminsitrit: “Nuk ka asgjë më të mirë që i ka ndodh Kosovës në këto 20 vitet e fundit”

Aktuale

Ecja vetëm në këmbë e kryeminsitrit: “Nuk ka asgjë më të mirë që i ka ndodh Kosovës në këto 20 vitet e fundit”

Nga: D.RR Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:27
Albin Kurti

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti befasoi kur postoi fotografi dhe tregoi se kishte shkruar vetëm e në këmbë në punë.

Për këtë ka reaguar ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi, i cili thotë se nuk ka asgjë më të mirë që i ka ndodh Kosovës në këto 20 vitet e fundit sesa kjo kur kryeministri shkon në punë këmbë mes përmes qytetit.

Por ai gjithashtu ka thënë se Kurti nuk ka nevojë ta bëjë më këtë, pasi mund të ketë pasoja për shkaqe sigurie.

Postimi i plotë:

Nuk mundem pa e postu këtë fotografi të Albin Kurtit. Për mua nuk ka asgjë më të mirë që i ka ndodh Kosovës në këto 20 vitet e fundit sesa kjo kur kryeministri shkon në punë këmbë mes përmes qytetit, përkundër rrezikut që nuk është i vogël për të. Por shiheni shikimin e tij. Eshte i sigurtë. Shiheni hapin e tij. Është i sigurtë. Shiheni qëndrimin e tij trupor. Është i sigurtë. Degjojeni kur flet. Është i sigurtë. Kjo siguri e tij e bën të sigurtë edhe qytetarin e Kosovës. E bën të sigurtë Kosovën. Tash dilni dhe gjuani me ve Albin Kurtin! Ju thashë dje, se gjuajtja me ve nuk është sulm. Është vetëm verejtje. Warning!

Por... Megjithatë, kujdes Albin Kurti! Mos dil më kështu. Ne të njohim. Nuk ke nevojë ta rrëzikosh veten për të na bindur neve se je ky që je. Edhe kundërshtarët tu të njohin, edhe atëherë kur shpifin tregime për ty. Kosova ka pritur gjatë një njeri si ti. Qëndro në ballë të saj! Qëndro në balle të sfidave. Ecja në rrugë jashtë masave mbrojtëse nuk është sfidë. Është pakujdesi që mund të kushtojë. Kosova tash për tash e ka lidhur fatin me ty. Qëndro besnik ndaj saj! Rrezikimi i vetvetes nuk është besnikëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat