Kurti impresionoi qytetarin e vendit

Aktuale

Kurti impresionoi qytetarin e vendit

Nga: V.R Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 19:34
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke ecur në këmbë gjatë së dielës. Sic mësohet, ai ishte duke shkuar në punë. Duke shkuar në punë në mënyrë jo të zakonshme. Me fjalë tjera, më ndryshe nga kryeministrat e mëparshëm.

Sociologu, Besim Gollopeni, konsideron se është për t’u vlerësuar veprimi i Kurtit, ngaqë sipas tij, qytetarët nuk janë mësuar t’i shohin kryeministrat në këmbë, dhe kjo është mirë për mendësinë kulturore.

Postimi plotë:

Mësimi i qytetarëve për të parë politikanët në xhipa dhe larg kontaktit me qytetarë, vjen momenti kur ata shohin një Kryeministër të Kosovës duke ecur dhe duke përshëndetur qytetarët e tij, jo vetëm që tërheq vëmendjen e të gjithëve, por edhe bëhet krye lajm në vend! Pse? Sepse ata nuk janë mësuar të shohin zyrtarë të lartë të shtetit që ecin dhe përshëndesin qytetarët siç ndodh zakonisht në vendet e zhvilluara. Kjo dëshmon se sa larg jemi nga vendet e zhvilluara ...!

Një sugjerim për Qeverinë e Kosovës;

- Të ndaloj “abuzimin” me vetura zyrtare jasht orarit të punës të gjithë zyrtarëve të shtetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat