Deputeti i Vetëvendosjes: PDK po përdorë propagandë, ja për çfarë po kujdeset partia e Kadri Veselit t’i jap Qeverisë Kurti

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes: PDK po përdorë propagandë, ja për çfarë po kujdeset partia e Kadri Veselit t’i jap Qeverisë Kurti

Nga: N.H Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 20:03
Albin Kurti dhe Kadri Veseli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një reagim kundrejt partisë së Kadri Veselit.

Deputeti i VV-së, në shkrimin e tij thotë se PDK-ja po kujdeset t’i jap kreditë Qeverisë së re, pa ia kërkuar fare.

Në fund, Bajqinovci thekson se Qeveria Kurti e zbaton ligjin, sepse për këtë thotë se edhe janë votuar nga qytetarët.

Ja shkrimi i tij:

Image
Mefail Bajqinovci

Opozita në demokraci, gjithë kohën provon të shndërrohet në një lloj të pushtetit moral. Ajo gjithë kohës është në përpjekje për të ndërtuar kredibilitet duke provuar ta kritikojë Qeverinë për veprime që mund të kontestohen ligjërisht. PDK-ja me gjasë, është opozita e parë në botë që del e klithë pse Qeveria ka zbatuar ligjin në rastin e drejtorit të Doganave.

PDK-ja po kujdeset t'i jap kredite Qeverisë së re, pa ja kërkuar fare. Faleminderit shumë, por s'na duhen ato sepse ne, thjesht po bëjmë punën tonë.

E tash të dashur qytetarë, përtej klithjes e thirrjes kundër rendit juridik të vendit, është krejtësisht e turpshme për këtë parti që e përdorë z. Bahri Berisha për propaganda koti, kur dihet se, në kohën e zgjedhjes së z. Berisha në vitin 2016, ishte PDK dhe presidenti Thaçi, që edhe pse ekspertët britanikë kishin rekomanduar Berishen kandidat të suksesshëm, ata e sulmonin procesin e konkursit sepse mbështesnin Lulzim Rafunën si njeriun e tyre në krye të Doganës.

Ata patën punuar shumë që z. Berisha të mos zgjidhej pavarësisht se kishte fituar konkursin.

Ne jemi ndryshe. S'kemi gjë me z. Berisha, por kemi me ligjshmërinë.
Pra mbane mend: Haradinaj i ka vazhduar mandatin drejtorit të Doganës pa konkurs, pa komision përzgjedhës, në kundërshtim me nenin 5 të Kodit Doganor.

Qeveria Kurti e zbaton ligjin sepse për këtë jemi votuar. Ju vazhdoni në drejtimin e kundërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat