Ky është disponimi i Llapjanëve për Naim Fetahun e PDK-së

Aktuale

Ky është disponimi i Llapjanëve për Naim Fetahun e PDK-së

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 22:00
Naim Fetahu

Naim Fetahu nga PDK-ja, në krahasim me kandidatët nga subjektet tjera politike për kryetarë të Podujevës, është më i pëlqyeri nga qytetarët në rrjetin social Facebook.

Naim Fetahu i ka deri tash mbi 6 mijë pëlqime, kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Shpëtim Bulliqi ka 4000, kurse Nexhmi Rudari nga LDK-ja, 4,287 pëlqime.

Naim Fetahu pati garuar edhe ne 2013, ku ishte shumë afër balotazhit me mbi 15 mijë vota.

Vetëm këta tre kandidatë janë në garën për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 15 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat